17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën “rrëmbim në tentativë” në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë në Fushë Kosovë.

Policia njofton se të arrestuarit janë të moshës 17, 18 dhe 23 vjeçare.

Tutje njoftohet se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një pune hetimore të cilën zyrtarët policor të Fushë Kosovës, e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit.

“Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar: -dy thika -mulli për bluarjen e narkotikëve – pranga etj. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img