24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Arifi akuzon Kurtin për tradhti kombëtare: Po na mashtron dhe gënjen, para Serbisë u tregua ‘pulë e lagur’

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, teksa ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Arifi në një intervistë për ‘Tirana Live’, ka thënë se Kurti ka rënë dakord që të krijojë një Republikë brenda Republikës, duke u shprehur se vetë kryeministri ka bërë fushatë kundër kësaj për 11 vjet.

“Në të gjitha vendet europiane apo në Kosovës është treguar si skifter, ndërsa kur erdhi puna tek Serbia u tregua si pulë e lagur. Kjo është një tradhti kombëtare që na e ka bërë ne në Luginën e Preshevës sepse na premtoi reciprocitetin dhe kjo nuk ndodhi. Kokëfortësia e tij sot tregoi se nuk ka pasur asnjë strategji për të realizuar parimet. Ne kemi humbur shumë , kemi humbur besimin me partnerët tanë, por ashtu edhe kemi humbur edhe marrëdhënien e mirë me Tiranën. Kemi humbur si shoqëri edhe besimin se kujt mund t’i besojmë në politikë, sot ky person po na mashtron dhe gënjen, jo vetëm mua por të gjithë Kosovën. Dhe për këtë fakt gëzohet vetëm Vuçiç dhe Rusia”, ka thënë ai.

Më tej Arifi foli edhe për buxhetin e vitit 2024 të Kosovës, për çka pati kritika për ndarjet buxhetore.

 “Në veri të Kosovës është paguar këtë vit 60 mln euro rryma serbe, e tani për ne janë 3 milionë. 20 vitet e fundit është investuar nga Serbia në Kosovë tek komuniteti serb rreth 900 milion dollarë, ne deri tani kemi pranuar 2.8 milionë, shto edhe 3 milionë tani dhe nuk e di a është mjaftueshëm. Por pyetje është përse pikërisht tani? Përse u mor ky vendim në momentin kur u pranua asociacioni, kjo i bie se do me na ble”, ka thënë ndër të tjera ai.

Arifi po ashtu tha se kryeministri Kurti nuk duhet të ketë më mbështetje nga qytetarët, edhe për shkak të siç thotë ai, mashtrimeve që ka bërë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img