7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Apple punëson staf për të punuar në produktet e saj të inteligjencës artificiale

Në kohën e pasigurisë ekonomike dhe kompanive të mëdha të teknologjisë që largojnë numër të madh të punëtorëve, momentalisht vende pune ka vetëm për njerëzit që punojnë me inteligjencën artificiale.

Në fund të fundit, inteligjenca artificiale është çmenduri së fundmi dhe korporatat e mëdha nuk duan të mbeten prapa.

Kjo është arsyeja pse Apple po ndjek hapat e firmave të tjera të teknologjisë dhe ka hapur gjithsej 176 pozicione të reja në lidhje me mësimin e makinerive dhe inteligjencën artificiale, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Pocket-lint raporton se 68 nga ato pozicione janë brenda departamentit të Siri, 52 të tjerë do të punojnë me iOS dhe 46 pozita tjera janë të lidhura me macOS, ndërsa pozicionet e tjera do të kërkojnë të punoni me më shumë se një produkt.

As Apple nuk e mban sekret. Gjatë prezantimit më të fundit të të ardhurave, zëdhënësi i Apple vuri në pah se kompania po i afrohet AI në një mënyrë të qëllimshme dhe të menduar.

Në fakt burimet e brendshme thonë se Apple e ka reduktuar përdorimin e “chatbot-ëve” të inteligjencës artificiale për të parandaluar daljen në publik të informacioneve sensitive.

Apple ka planifikuar tashmë një ngjarje speciale për 5 qershor të fokusuar në AR/VR, por se mund të ketë lajme edhe për inteligjencën artificiale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img