18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Apple do të prezantojë iPhone e ri, por çfarë nuk duhet pritur nga kompania amerikane

Më 12 shtator (e martë), Apple do të mbajë ngjarjen e quajtur “Wanderlust”, ku do të prezantojë modelet e reja të iPhone, por kjo nuk është e gjitha.

Kompania nga Cupertino do të shfaqë iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, si dy versione të modelit Pro, përkatësisht iPhone 15 Pro dhe iPhone Pro Max.

Ndryshe, modelet Pro janë të barabarta për nga performanca dhe ndryshojnë vetëm për nga madhësia, por Pro Max i këtij viti do të jetë padyshim më i avancuari falë kamerës së periskopit.

Modelet e reja do të kenë porte USB-C për shkak të ligjit në Bashkimin Evropian, ashtu si laptopët MacBook dhe tabletat iPad Pro.

Sidoqoftë, modelet Pro të iPhone mund të mbështesin shpejtësi më të larta USB sesa modelet bazë. Thashethemet thonë se mund të jetë standardi USB 3.2 dhe përmendet edhe mbështetja e Thunderbolt.

Kjo do të thotë që iPhone 15 dhe 15 Plus kanë USB 2.0 me shpejtësi deri në 480 Mbps, dhe modelet Pro USB 3-2 me shpejtësi 20 Gbps apo edhe 40 Gbps, shkruan cnn.

Me iPhone-in e ri që pritet të zërë skenën qendrore, shumë analistë nuk parashikojnë se Apple do të prezantojë iPad ose kompjuterë të rinj Mac deri në muajin tetor.

Dhe pavarësisht se rivalët Samsung dhe Google janë dyfishuar në pajisjet e palosshme, Apple ende nuk pritet të zbulojë një version të ngjashëm këtë vjeshtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img