8.9 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

Analisti Arifi: “Të shtunën do të këtë marrëveshje, nëse njëra nga palët refuzon nënshkrimin priten sanksione nga ShBA-ja”

Takimi i shumë pritur në Ohër ka ngjallur shumë kurreshtje në opinionin publik se a do të mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi në një intervistë për IndeksOnline është shprehur optimist se të shtunën do të këtë një marrëveshje. Sipas tij, presioni i ShBA-së është në të dyja palët.

“Plani evropian nënkupton se të dy palët janë pajtuar, tash çka do të ndodh në Ohër më shumë është një zgjatje e dialogut sepse palët njëfarë mënyre po kërkojnë edhe mbështetje të brendshme dhe një fare mënyrë blerjen e kohës qe ta përgatitin opinionin publik se çfarë marrëveshje mund të vij. Në Ohër pres të paktën një dakordim verbal në parim që pajtohen edhe më plan aneksin e zbatimit të këtij plani dhe ne fund të këtij muaji, pasi që do të këtë presion të madh edhe nga ShBA-ja që palët ti pranojnë”, ka thënë ai.

Arifi ndër tjerash tha se Serbia po bën vetëm aktrim sepse sipas tij janë në dijeni për konsekuencat e mos nënshkrimit të një marrëveshje të tillë.

“Do ta nënshkruajnë kinse janë të detyruar para botës perëndimore por bashkësia ndërkombëtare nuk e dëmton Kosovën ashtu siç po paraqitet por po tentojnë të krijojë një balancë mes Kosovës dhe Serbisë por gjithnjë duke e avancuar Kosovën”, vijojë ai.

Ai gjithashtu tha se pranimi i planit evropian nga pala kosovare vetëm do ta avancojë Kosovën drejt rrugës se integrimit evropian.

“Marrëveshja nuk është më e mira e mundshme por është më e mira për momentin, që i bije Kosovën e stabilizon edhe brenda edhe jashtë. Normalisht kompromiset janë pjesë e çdo marrëveshje, pra, do të këtë kompromise e kompromisi i radhës do të jetë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje”, tha Profesori për IndeksOnline.

Profesori Arifi u shpreh gjithashtu optimist se kjo marrëveshje po e dërgon Kosovën dhe Serbinë drejt një njohje reciproke.

“Serbia nëse hynë në agjendën e integrimeve euroatlantike do të këtë shumë të vështirë t’i thotë jo perëndimit për Kosovën, kur të vijnë të gjitha të mirat dhe beneficionet nga një integrim i mundshëm i Serbisë në strukturën euroatlantike”, theksojë Arifi.

Arifi për fund theksojë se nëse njëra nga palët refuzon nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të këtë sanksione për secilin vend që nuk dëshiron të avancojë tutje më këtë plan.

Pra, sipas Profesorit ekzistojnë tri lloje të sanksionimit, e para mund të fillojnë nga ato personale apo individuale, duke vazhduar drejt sanksioneve partiake, që fut partinë në listë të zezë (si parti që nuk dëshiron të zhvillojë paqen në Ballkanin perëndimorë) dhe e treta janë sanksione shtetërorë, ku fillon stopimi i ndihmave financiare./IndeksOnline/

Intervista e plotë:

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img