19.7 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

AGK dënon deklaratën e “rrezikshme” dhe të “papranueshme” të Bislimit kundër medieve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se jo për herë të parë, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, që udhëheq negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi ka sulmuar mediet kosovare, duke e bërë akuzën e rrezikshme se ato “financohen nga Serbia”.

Siç thekson AGK-ja, në konferencën për shtyp bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kur është pyetur për lëshimet që ai i ka përmendur më herët në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka bërë deklarata skandaloze.

“Fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga media kosovare që kanë financim nga Serbia për me i dhanë konotacion…”, ka thënë Bislimi në konferencë.

AGK-ja, e dënon ashpër këtë gjuhë të papranueshme të njeriut të dytë të Qeverisë, dhe vë në pah se kur vjen nga niveli më i lartë i pushtetit vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare.

“Qeveria Kurti duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre, duke përfshirë komponentin shumë të rëndësishëm të mbajtjes përgjegjës të pushtetit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img