16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

29-vjeçari nga Shtërpca që u raportua i zhdukur gjendet në Suharekë

Goran Kociq nga Shtërpca që ishte raportuar i zhdukur tre ditë më parë është gjetur në Suharekë.

“Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një person të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

“Bëhej fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë”.

“Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” ishin në kërkim të personit të zhdukur”.

“Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”.

Kociqi i është dorëzuar familjes së tij teksa prokurori i rastit është njoftuar për të gjitha veprimet e ndërmarra.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Personi i gjetur i dorëzohet familjes së tij”.

“Policia Rajonale e Ferizajt i falenderon ekipet e kërkim shpëtimit nga Forca e Sigurisë , “Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”, policët e stacionit në Suharekë, e në veçanti qytetarët që ndihmuan për gjetjen e tij”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img