Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, sot feston ditëlindjen e saj. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk mungoi urimi publik nga partneri i saj, futbollisti i njohur Mirlind Daku.
“Urime ditëlindjen zemër”, shkroi shkurt dhe ëmbël Daku në një postim në rrjete sociale, duke e bërë të ditur që ndjenja mes tyre mbetet e fortë, pavarësisht se lidhjen po e mbajnë larg vëmendjes së mediave rozë.





