Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka folur në lidhje me vendimin e ri të ARBK-së për të shfuqizuar certifikatën e biznesit kompanisë “ArtMotion”.
Ai është shprehur se më së paku që mund të thuhet, është se ky vendim është i shkruar jashtëzakonsisht keq.
Tutje, ai u shpreh se në këtë vendim pati vetëm konludime dhe siç u shpreh ai, ngritje të dyshimeve.
“Më së paku çka mund të themi është se është një vendim i shkruar jashtëzakonisht keq. Në vendimin që e patëm, kishte vetëm konkludime, kishte ngritje e dyshimeve, por që nuk kishte diçka të prekshme, përmes së cilave e fiton besimin se njëmend është cënuar siguria publike, është cënuar rendi kushtetues i Kosovës”, u shpreh tutje ai.





