8.1 C
Pristina
spot_img

Vehbi Kajtazi: PaparaciMedia ka legjitimitet ligjor të veprojë në mbrojtje të interesit publik

Drejtori i Paparacit, Vehbi Kajtazi, i është kundërpërgjigjur zërave që kontestojnë mungesën e legjitimitetit të padisë së ushtruar në Gjykatën Supreme nga PaparaciMedia Sh.P.K kundër Rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në kundërpërgjigjen publike të PaparaciMedia Sh.P.K thuhet se ekziston lidhje reale mes veprimtarisë së paditësit, Paparacit si medium, dhe interesit publik që preket drejtpërdrejt nga akti i kontestuar – pra Rregullorja e KPK-së për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë.

“PaparaciMedia SHPK është një medium investigativ, veprimtaria kryesore e të cilit konsiston në informimin e publikut, mbikëqyrjen e pushtetit publik dhe ekspozimin e shkeljeve institucionale. Kjo veprimtari përbën një funksion kushtetues dhe demokratik të medias, të njohur gjerësisht si public watchdog, dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë juridike dhe faktike me interesin publik që synohet të mbrohet”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në njoftim, po ashtu thuhet se çështja e ligjshmërisë së rregullores së KPK-së “mbetet një çështje me rëndësi të lartë publike” dhe se ajo duhet të trajtohet mbi bazën e meritës juridike të aktit, “e jo të kufizohet përmes një interpretimi formalist restriktiv të legjitimitetit aktiv”.

Të martën, në Gjykatën Supreme u administruan provat dhe u dha fjala përfundimtare në rastin ku përmes padisë, PaparaciMedia Sh.P.K ka paditur Këshillin Prokurorial të Kosovës me kërkesë për anulimin e disa dispozitave të Rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë.

PaparaciMedia Sh.P.K., përmes aktpadisë, ka kërkuar gjithashtu anulimin e procesit të zgjedhjes së një anëtari prokuror të KPK-së, të zhvilluar më 1 nëntor.

Në padi thuhet se Rregullorja dhe njoftimi për shpalljen e zgjedhjeve të 22 shtatorit 2025, kanë vendosur kriter të ri që nuk është paraparë me ligj, duke kufizuar të drejtën e kandidimit vetëm për prokurorët e prokurorive themelore nga komuniteti joshumicë apo gjinia e nënpërfaqësuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img
× Reklamë