5.5 C
Pristina
spot_img

U gjet i plagosur, QKUK tregon për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në një fushë në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Isufi ishte i plagosur dhe fillimisht është dërguar në urgjencën e Malishevës, e më pas në QKUK nën masa të rrepta sigurie.

Naser Syla, drejtori i Emergjencës, ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe se po i bëhen të gjitha ekzaminimet.

“Aktualisht pacienti ndodhet në emergjencë, janë duke iu bërë ekzaminimet. Gjendja e tij është stabile. Do të transferohet në Kirurgji Abdominale”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img