Trungu i pemës çan Audi-n pas aksidentit të rëndë, dy të rinj mbijetojnë

Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, i kanë mbijetuar një aksidenti të rëndë trafiku në qarkun Stade të Gjermanisë, pasi një trung peme depërtoi brenda kabinës së veturës së tyre.

Sipas Policisë, 24-vjeçari po drejtonte një Audi A5, kur humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga.

Vetura u përplas me një pemë, ndërsa trungu depërtoi në pjesën e brendshme të automjetit.

Si pasojë e aksidentit, shoferi pësoi lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri 20-vjeçar u lëndua rëndë.

Të dy u dërguan në spital pas ndihmës së parë të marrë në vendin e ngjarjes.

Policia dyshon se shoferi mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës, ndaj atij i është marrë gjak për analiza.

Dëmet materiale në Audi vlerësohen në rreth 20 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img