8.5 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

Trumpi e JD Vance do të drejtojnë task-forcën për Botërorin 2026

Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për krijimin e një Task Force të Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës FIFA 2026, e cila do të organizohet nga ShBA, Kanadaja dhe Meksika, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për “Fox News Digital”.

Trumpi do të shërbejë si kryetar i grupit punues, ndërsa Zëvendëspresidenti JD Vance do të shërbejë si nënkryetar, konfirmoi zyrtari. Një drejtor ekzekutiv, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, do të menaxhojë dhe mbikëqyrë operacionet e përditshme, transmeton Klankosova.tv.

Qëllimi i grupit punues do të jetë të mbikëqyrë përgatitjet për turneun dhe do të përfshijë kabinetin e Trumpit dhe agjencitë kryesore qeveritare. Sipas zyrtarit, grupi punues do të punojë gjithashtu me agjencitë federale në planifikimin, organizimin dhe realizimin e Kupës së Botës.

Qytetet që do të organizojnë këtë ngjarje, që pritet të jetë një nga më të mëdhatë sportive ndërkombëtare, presin gati gjysmë milioni vizitorë me një ndikim të mundshëm ekonomik deri në 480 milionë dollarë që do të përfitojnë industritë e turizmit, mikpritjes dhe shitjes me pakicë.

Turneu ndërkombëtar, që përfshin Amerikën e Veriut, do të fillojë në qershor 2026 dhe është Kupa e parë Botërore në më shumë se dy dekada që do të zhvillohet në shumë vende.

Turneu do të mbahet në 16 qytete, duke filluar me 48 ekipe që do të luajnë 104 ndeshje në total.

Për Shtetet e Bashkuara, ndeshjet do të luhen në Seattle, San Francisko, Los Angeles, Houston, Dallas, Kansas City, Atlanta, Miami, Boston, Filadelfia dhe New Jersey.

Finalja do të luhet në MetLife Stadium të dielën, më 19 korrik 2026.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img