Trump: Xi më premtoi se nuk do t’i dërgojë armë Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se presidenti kinez Xi Jinping i ka premtuar personalisht se Kina nuk do t’i furnizojë me armë Iranin.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se e vlerëson këtë zotim dhe se ka besim në fjalën e liderit kinez, raporton SkyNews.

“Ky është një premtim i bukur. I besoj fjalës së tij. E vlerësova”, deklaroi Trump.

Komentet vijnë pas vizitës së tij shtetërore dyditore në Pekin javën e kaluar, gjatë së cilës ai tha se kishte arritur “marrëveshje fantastike tregtare” që, sipas tij, janë të favorshme për të dy vendet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img