Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij i posaçëm amerikan Steve Witkoff po zhvillon bisedime serioze me Rusinë lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Shpresojmë se ata do të bëjnë gjënë e duhur“, u tha Presidenti Trump gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Presidenti Trump tha se nuk mendon se Rusia do të sulmojë aleatët e Shteteve të Bashkuara
“Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të sigurohemi që kjo të mos ndodhë“, tha ai.
Zoti Witkoff do të takohet me zotin Putin të enjten në mbrëmje, njoftuan mediat amerikane, duke cituar gazetën shtetërore ruse të lajmeve ‘Izvestia’.
Takimi i së enjtes në Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa Presidenti Trump ka ripërsëritur thirrjet që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrotjen e tyre.
Nga tridhjetë e dy vende anëtare të NATO-s, njëzet e tre përmbushin objektivin prej 2 për qind si shpezime për mbrotjen, nga vetëm gjashtë vende që ishin në vitin 2021.
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s foli gjithashtu mbi nevojën që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrotjen e tyre, por ai theksoi se paraleshit duhet rritur edhe ritmi i prodhimin në industrinë e mbrojtjes, pasi vendet e NATO-s, siç tha ai, janë pas Rusisë dhe Kinës në këtë aspekt./VOA