12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Targat prej letrës na kthejnë në Prishtinën e para luftës

Targat për automjete “Provë” (Prova) me shkurtesë PR, të cilat këtë verë janë parë gjithkund në rrugët e Kosovës, na kthejnë në kohën e para luftës, kur automjetet nga rajoni i Prishtinës kanë pasur targat PR.
Qindra pronarë të automjeteve në Kosovë tash e sa kohë nuk po arrijnë të pajisen me targa të rregullta nga Agjencia e për Regjistrim Civil. Kjo si pasojë e mos zgjidhjes së proceduarave tenderuese. Andaj, me këso lloj targash të përkohshme prej letrës, vendi ynë po humb edhe imazhin, ngase qytetarët kosovarë lëvizin me automjetet e tyre edhe në shtetet e rajonit.
Pajisja e qytetarëve me targa provuese, ‘prova’, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdojë deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për KosovaPress, të cilët ritheksojnë se aktiviteti i prokurimit është ri-tenderuar dhe shpallur në KRPP me datën 25.05.2016, sipas procedurës së hapur, ndërsa për katër ofertat e dorëzuara me datën 06.07.2016 tani procesi është në fazën e vlerësimit nga ana e komisionit vlerësues dhe i cili pritet të përfundojë brenda ditësh si proces i menaxhuar nga MPB.
Zyrtarja për medie në MPB, Rroksana Qarri thotë se MPB sqaron se aktiviteti i prokurimit ka qenë i shpallur në KRPP me datën 17 gusht të vitit të kaluar sipas procedurës së hapur dhe pas përfundimit të vlerësimit, ky aktivitet është anuluar me datën 20.10.2015, sepse asnjë operator nuk ka përmbushur kërkesat sipas standardeve të kërkuara nga MPB.
Kurse, më 30.10.2015 procesi i kontestimit të vendimit të MPB është bërë në Organin Shqyrtues të prokurimit, dhe ky organ ka kërkuar nga MPB të ri-vlerësojë ofertuesit.
MPB pas rivlerësimit, ka nxjerrë Vendim për anulim, vendim ky i cili pra është apeluar në OShP me datën 24.12.2015,kurse OShP me datë 26.04.2016, pra pas katër muajsh vonesë si rrjedhojë e vonesës në emërimin e anëtarëve të OShP-së ka nxjerrë vendimin përfundimtar dhe ankesa e operatorëve është refuzuar si e pa bazë.
“Për shkak te komplikimeve të krijuara procedurale, Ministria e Punëve të Brendshme ka shfrytëzuar të drejtën e furnizimit emergjent me targa për një sasi të kufizuar. MPB ka nënshkruar kontratë me datën 23.03.2016 sipas procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë dhe ky furnizim është realizuar’, thotë ajo.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pajisen me targa provuese (të përkohshme) deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile.
Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave.
“Ministria e Punëve të Brendshme, e ka të pamundur të gjejë zgjidhje alternative, sepse çdo veprim i ndjekur nga MPB duhet të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe afatet kohore. Për të mos arritur në këtë situatë, MPB kishte filluar procedurat e prokurimit 11 muaj më parë, mirëpo MPB nuk mund të ndikojë në faktorët e tjerë që mund të konsiderohet si faktorë jashtë përgjegjësive të MPB”, thotë ajo.
MPB, sqaron se veturat që qarkullojnë me targa provuese gjatë kësaj periudhe kohore duhet të jenë të pajisura edhe me sigurimet përkatëse të veturave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img