Tahiri: Kurti nuk ka synuar President të vendit, por President të tij

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Në një paraqitje në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri tha se, sipas vlerësimit të tij, synimi i Kurtit nuk ka qenë zgjedhja e një figure unifikuese për postin e Presidentit, por vendosja e një emri që do të ishte në funksion të pushtetit të tij politik.

Sipas Tahirit, qasja e kryeministrit ka qenë e lidhur me ambicien për kontroll të plotë institucional, duke deklauar se prapa kësaj përpjekjeje ka qëndruar synimi për ushtrim të pushtetit në mënyrë autoritare.

“Egoja e tij ka qenë me ushtru 100 për qind pushtet autoritar dhe mendoj që ne saktë e kemi parë tendencën e tij për të imponuar pushtet autoritar. Z.Kurti nuk ka dashur President, ai ka dashur President të tij për të ushtruar pushtet autoritar në këtë vend, ne e kemi ndaluar që të ushtrohet pushteti autoritar”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img