SKANDAL NË KRYEQYTET/ Bie shi, por banorët e Prishtinës mbeten pa ujë

Prishtina ka mbetur sot pa furnizim me ujë të pijshëm në të gjitha zonat. Ironikisht, ndërprerja ndodh në kohën kur po bie shi.

Shkak për këtë situatë, sipas reagimit të ujësjellësit, janë turbullirat në kanalin Ibër Lepenc. Për pasojë, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është nxjerrë jashtë funksionit.

“Po bie shi, e për shkak të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, ITU Shkabaj është jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Qytetarët janë lënë pa asnjë paralajmërim konkret dhe pa afat se kur do të rikthehet furnizimi. Ndërkohë, mungesa e ujit ka shkaktuar reagime të ashpra dhe pakënaqësi të mëdha, sidomos në një ditë me reshje dhe temperatura të ulëta.

Situata po cilësohet skandaloze, meqë një kryeqytet i tërë mbetet pa ujë për shkak të shiut, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk japin zgjidhje apo sqarime shtesë për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img