3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria përgatitet për ta sulmuar Maqedoninë

Fotografi, buzëqeshje dhe 90 minuta stërvitje. Kombëtarja përqafon tifozët më të rinj kuqezi, pasi një grup fëmijësh të Akademisë së Futbollit ishin të pranishëm në stadiumin “Selman Stermasi” për të ndjekur nga afër idhujt e tyre vetëm pak orë pas miqësores me Marokun.
Kombëtarja zbarkoi në stadium në orarin e paracaktuar dhe pas fotove të rastit me fëmijët e akademisë, u zhvendos në tapetin e gjelbër për të vazhduar programin stërvitor. Të fundit që u shëputën nga shkallët e stadiumit ishin trajneri De Biasi dhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani.
Më pas, vëmendja u përqëndrua te grupi kuqezi që nisi një seancë rutinë për të ulur sa më shumë ngarkesën fizike pas testit të së mërkurës. Mavraj, Hysaj, Gjimshiti dhe Cikalleshi të cilët u aktivizuan gjatë gjithë sfidës, u zhvendosën në një qëndër trajtimi për ta kaluar pasditen në një qëndër të specializuar për shkrydhjen e muskujve në vaskë me ujë të ftohtë.

Pjesa tjetër e skuadrës u nda në tre pjesë. Ishin ata që u aktivizuan kryesisht në pjesën e dytë që u vendosën nën urdhrat e përgatitësit atletik, ndërsa titullarët u nisën me disa ushtrime të lehta me topin. Ishte trajneri Gianni De Biasi ai që kërkoi më pas veprime të shpejta me topin, duke e përqëndruar vëmendjen në fazën sulmuese, shkruan supersport.
Kombinime të shpejta në sulm dhe më pas finalizimi drejt portës. Trajneri italian kërkoi që lojtarët të tregohen sa më cinikë përpara portës. Xhaka, Balaj, Kaçe, Lila dhe gjithë pjesa tjetër e skuadrës shënjestruan katërkëndëshin pas aksioneve të shpejta me një takim.
Pas rreth 60 minutave, pjesa më e madhe e titullarëve u larguan drejt hotelit ndërsa seanca stërvitore vazhdoi me pjesën e mbetur të lojtarëve që gjithashtu u testuan nëpërmjet veprimeve të shpejta në afërsi të zonës. Stafi teknik kërkoi sa më shumë finalizime të sakta. Një seancë stërvitore ku mediat u lejuan gjatë gjithë kohës pasi objektivi kryesor i trajnerit ishte çlodhja e lojtarëve pas ndeshjes miqësore. Ditët e ardhshme, De Biasi do të fokusohet në veprimet taktike për të ndërtuar skuadrën anti-Maqedoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img