Rruga Gorancë-Krivenik drejt përfundimit, mbi 1 milion euro investim

Ka nisur asfaltimi i fazës së dytë të rrugës Gorancë-Krivenik, një projekt infrastrukturor që synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë për banorët e kësaj zone.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe e Transportit, faza e parë e projektit përfshin 1.8 kilometra rrugë dhe ka një vlerë prej rreth 400 mijë eurosh.

Ndërkaq, segmenti i dytë, i cili aktualisht është duke u asfaltuar, ka një gjatësi prej 2.6 kilometrash dhe vlerë prej 694 mijë eurosh.

Në total, investimi për këtë projekt kap vlerën prej mbi 1 milion eurosh dhe është financuar nga Qeveria e Kosovës për Komunën e Hanit të Elezit.

“Kjo rrugë lidh banorët e Gorancës me Krivenikun dhe zonat përreth, përmirëson qarkullimin dhe sigurinë, si dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronave dhe zhvillimin e kësaj zone”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë në terren dhe me investime në infrastrukturë që ua lehtësojnë jetën qytetarëve. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img