3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Reagon presidentja: Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës, qytetarët të tregojnë qetësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit në Ibër, duke thënë se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

Osmani tutje ka thënë se këto banda do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste.

“Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike. I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë.” – ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img