3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Reagon LDK: Të papranueshme këto akte terroriste

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit.

Përmes një komunikate për media nga kjo parti, kanë thënë se këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë.

U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale. Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës.” – thuhet në reagim.

Tutje nga LDK, kanë thënë se mbeten të përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img