11.7 C
Pristina
spot_img

Rasti në Pejë – Spitali: Njëri nga të plagosurit është dërguar në QKUK, tjetri jashtë rrezikut për jetë

Spitali i Pejës ka dhënë detaje për gjendjen e personave të plagosurve dje në këtë qytet, rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht. 

Në njoftimin e spitalit, bëhet e ditur se njëri nga pacientit është duke u trajtuar ende në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën.

Kurse pacienti tjetër, është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimeve lidhur me rastin e plagosjes së ndodhur dje, Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se:

Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën.

Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img