Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur krenarinë për arritjet e vendit në procesin e integrimit evropian, duke theksuar hapjen e një numri rekord kapitujsh negociues brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Në një postim nga Brukseli, Rama u shpreh:
“Krenar për Shqipërinë 🇦🇱🦅. Sot në Bruksel, 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut 👊. Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti 🇦🇱.”
Ky zhvillim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë shënuar progres të ndjeshëm në këtë rrugëtim.





