7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës sot kanë mbajtur një grevë duke shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat që ata marrin.

Punëtorët grevën e kanë mbajtur në zyrat e tyre në ndërtesën e Komunës, ndërsa asnjë nga ta nuk ka dashur që të flas për KosovaPress.

Por për grevën dhe kërkesat e tyre ka folur shefja e arsimit të Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Nagavci tha se është në dijeni për grevën e këtyre punëtorëve, ndërsa tregoi për KosovaPress se kërkesën për rritje të koeficientit të pagave për këta punëtorë e kanë paraqitur edhe te kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili të njëjtën e ka dërguar edhe në Ministri të Financave, por që e njëjta është refuzuar.

“Zyrtarët e Arsimit ka kohë që e kanë paraqitur kërkesën për ngritje të koeficienti, e cila për mendimin tim është një kërkesë legjitime sa i përket punës dhe angazhimeve që ata i bëjnë çdo ditë. Por kjo i tejkalon kompetencat tona kërkesën e zyrtarëve dhe mbështetjen tonë. Sigurisht e kemi paraqitur edhe para kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti, i cili ka dërguar një kërkesë në Ministri të Financave për ngritjen e pagës për një numër, jo vetëm për zyrtarët e Arsimit, por për punëtorët e komunës së Prishtinës në mes të cilëve ka mosharmoni të mëdha edhe brenda Komunës po edhe në raport me komunat tjera. Përgjigjja e parë e Ministrisë së Financave ka qenë një refuzim edhe pse kryetari Ahmeti i ka njoftuar se komuna ka buxhet të mjaftueshëm që të përballoj nivelizimin e pagave të zyrtarëve”, tha Nagavci.

Punëtorët grevistë i ka vizituar edhe një përfaqësues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, për të parë nga afër gjendjen dhe kërkesat e tyre.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani tha se janë të njoftuar se këta punëtorë i janë drejtuar komunës që nga viti 2013 që të zbatohet ligji mbi pagat, ku paguhen në bazë të koeficientit dhe se komuna u ka thënë se kjo çështje do të rregullohet.

“Grevën po e mbajnë punëtorët e sektorëve arsimit të komunës së Prishtinës për shkak të pagave. Këta që nga viti 2013 iu kanë drejtuar komunës me kërkesë që të zbatohet Ligji mbi Pagat që është për shërbyes civil, ku paguhen në bazë të koeficientit ashtu si e parasheh ligji dhe të kenë paga të barabarta me komunat që janë përreth. Komuna ka thënë që për të gjithë punëtorët e komunës të rregullohet kjo çështje, këtu ka qenë edhe një grevë njëditshe, por është pezulluar me ndërmjetësimin e SBASHK-ut, sepse SBASHK-u vjen këtu për tu solidarizuar… Greva vazhdon. I lusim zyrtarët komunalë që të reflektojnë pozitivisht dhe shpresojmë që kjo grevë të përfundojë sa më shpejt, por gjithmonë me realizim të kërkesave të punëtorëve”, tha Mani.

Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës kanë paralajmëruar se edhe ditëve të ardhshme do të ketë grevë deri në realizim të kërkesave të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img