Prishtina miraton buxhetin për vitin 2027, mbi 161 milionë euro

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 161 milionë e 95 mijë e 638 euro.

Në votimin e sotëm, pro buxhetit votuan 31 asamblistë, ndërsa 12 të tjerë ishin kundër.

Nga shuma totale, rreth 58 milionë euro janë paraparë për investime kapitale, ndërsa 22 milionë euro janë mjete të ndara në kuadër të Ligjit për Kryeqytetin.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se buxheti parasheh investime në disa fusha, përfshirë çerdhet, shkollat, sportin, shëndetësinë dhe kulturën, si dhe përgatitjet për “Prishtina 2030”.

“Mjetet e qytetarëve do t’i kthejmë në çerdhe, shkolla, sport, shëndetësi e kulturë dhe përgatitjet për Prishtina 2030”, deklaroi Rama.

Ai u bëri thirrje asamblistëve që ta mbështesin buxhetin, duke thënë se vendimet duhet të merren pavarësisht dallimeve politike.

“Nuk votojmë për pushtetin, po për qytetarin”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img