Portugalia s’e arrin vendin e parë, e mëson kundërshtarin në fazën e eliminimit direkt

Pas barazimit pa gola ndaj Kolumbisë (0-0), Portugalia humbi vendin e parë në Grupin K dhe e mbylli fazën e grupeve në pozitën e dytë. 

Kjo do të thotë se në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026 do të përballet me Kroacinë, e cila u rendit e dyta në Grupin L.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Kroacisë është planifikuar të zhvillohet në mesnatën e 3 korrikut, në Toronto.

Nëse arrin të kualifikohet në 1/8 e finales, Portugalia do të përballet me fituesin e duelit mes Spanjës dhe ekipit të renditur të dytin në Grupin J (Austria, Algjeria ose Jordania).

Duke qenë në këtë anë të tabelës së Kupës së Botës, Portugalia mund të përballet edhe me Gjermaninë, Francën ose Holandën në gjysmëfinale.

Një përballje e mundshme me Argjentinën ose Brazilin mund të ndodhë vetëm në një finale hipotetike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img