Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar një punonjës të Spitalit Rajonal në Pejë.
Ngjarja kishte ndodhur të hënën pak para mesnatës ndërsa i dyshuari ishte larguar pas kryerjes së veprës.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën e rastit i cili deklaron se një person i dyshuar fillimisht ka goditur ulëset në repartin e radiologjisë e më pas e ka sulmuar edhe viktimën (punonjës i spitalit) i cili ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë, sot me datë 20.06.2023, është identifikuar dhe arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.





