12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

PDK: Kosova ka nevojë për qeveri dhe kryeministër të ri, Bedri Hamza është zgjidhja

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nisur nga situata e vështirë në të cilën gjenden sot Kosova dhe qytetarët tanë, siç është shprehur ai, mobilizimi për t’i dhënë vendit një qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme me 9 shkurt, sipas tij është i domosdoshëm.

PDK-ja përmes një komunikate për media ka thënë se Krasniqi ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë, brenda dhe jashtë Kosovvës.

Ndërkaq, aty thuhet se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hamza ka thënë se PDK do të ketë programin më të mirë dhe më profesional, siç është shprehur, pikërisht atë për të cilin kanë nevojë sot vendi dhe qytetarët.

“Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbështetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës”.

“Partia Demokratike e Kosovës, me 9 shkurt të vitit 2025, në zgjedhjet e reja parlamentare në vend, përmes kandidatit të saj Bedri Hamza, ofertës së tij programore dhe listës së kandidatëve për deputetë, do t’i jap vendit një Qeveri të re që rikthen shtetin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img