8.6 C
Pristina
spot_img

Pastrimi SH.A. ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A. ka njoftuar se prej sot do të ndërpresë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, për shkak të një borxhi prej 2.7 milionë euro që komuna i ka kompanisë, shkruan PrishtinaPress.

Në një komunikatë për media, Pastrimi SH.A. ka bërë të ditur se për më shumë se pesë muaj, Komuna e Prishtinës nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj saj, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Sipas kompanisë, kjo situatë ka pamundësuar mbulimin e kostove operative dhe ofrimin normal të shërbimeve për qytetarët.

“PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veprojë urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit,” thuhet në komunikatë.

Nuk dihet ende nëse Komuna e Prishtinës do të japë një reagim zyrtar lidhur me këtë zhvillim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img