10.2 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

Osmani takohet me Erkenin, i shpreh mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të IOM-it në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim drejtorin rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për Evropë dhe Azinë Qendrore, Arthur Erken.

Presidenca bën të ditur se në këtë takim, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për kontributin e vazhdueshëm dhe të çmuar të IOM-it në Kosovë gjatë 25 vjetëve të fundit, veçanërisht në periudhën e pasluftës, kur ndihma në rindërtimin e vendit, migracionin dhe asistencën humanitare ishte jetike për qytetarët e vendit.

Osmani dhe Erken diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin në iniciativa që synojnë fuqizimin ekonomik të grave, krijimin e tregut atraktiv të punës për to, dhe mbështetjen për krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesor për të rinjtë, transmeton Klankosova.tv.

U diskutua edhe për rolin dhe kontributin e mërgatës, rritjen e kualitetit te jetës në mënyrë që të parandalohen valë të migracionit.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur IOM-in dhe për të forcuar më tej partneritetin, me qëllim krijimin e politikave të qëndrueshme dhe të efektshme në fushën e migracionit dhe integrimit social”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img