-0.8 C
Pristina
spot_img

Osmani e takon presidentin ‘përnime’ të Letonisë, muaj më parë Kurti ishte mashtruar rëndë nga dy rusë kinse ai

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është pritur në Letoni nga Presidenti, Edgars Rinkevic.

Muaj më parë, pak ditë pas zgjedhjeve, dy mashtrues rusë “Vovan dhe Leksus” e kishin mashtruar asokohe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke iu paraqitur si ai në një video lidhje.

Për dhjetëra minuta, Albin Kurti, pati biseduar me ta tërërisht në padijeni për mashtrimin.

Komunikata e Presidencës:

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Letonisë

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Letonisë.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të pritet me nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga Presidenti Rinkēvičs. Pas takimeve, të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast Presidentja Osmani do t’i dorëzojë Presidentit Rinkēvičs medaljen ushtarake presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Letonisë për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë si pjesë e KFOR-it.

Gjatë vizitës njëditore, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë po ashtu edhe takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të ketë një diskutim me ekspertë dhe akademikë për politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Vizita e Presidentes Osmani synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore me Letoninë, avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes e sigurisë, ekonomisë, integrimit euroatlantik, si dhe shkëmbimit të përvojave në fuqizimin e institucioneve demokratike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img
× Reklamë