​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje

Një shtëpi është e përfshirë nga zjarri në orët para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Selman Lokaj” në lagjen Matiçan të Prishtinës.

Rreth këtij rasti ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti e cila tha se incidenti për zjarrin është raportuar rreth orës 01:00 dhe se janë shkaktuar dëme materiale dhe se tashmë Policia dhe Prokurori i Shtetit po marrin veprimet e nevojshme.

Ahmeti: Janë shkaktuar dëme materiale, janë ndërmarr veprimet e mëtejme

“Sot zyrtarët e stacionit policor jugu në Prishtinë janë angazhuar në një incident zjarri të raportuar rreth orës 01:00, ku janë shkaktuar dëmeve materiale. Policia në koordinim me Prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e mëtejme”, tha Ahmeti.

Në këtë incident janë përfshirë edhe tri vetura, e reagimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img