Sonte në Pressing në T7 është duke u diskutuar për zgjedhjet e nesërme dhe sondazhin që do të publikohet në T7 pas përfundimit të votimit.
I ftuar i parë është Baton Haxhiu. Ai ka thënë se në të kaluarën kanë qenë rreth 98 përqind të saktë.
‘’edhe ne shpallim fituesin është njëfar prite e saktësisë që sondazhi ose Exit Polli e ka përjetuar gjatë këtyre viteve. Besoj që aq herë kemi qenë gati 98/99% dhe asnjëherë nuk kemi bërë asi gabime që në njëfar mënyre e tregojnë pasaktësinë. Unë nuk mbaj mend që ne këtu kemi dhanë diçka që i ka zhgënjyer njerëzit’’, ka thënë ai. –





