5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Kauza e opozitës është e krijuar artificialisht

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ‘Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi’.
Ky projektligj do të procedohet në Kuvend sipas procedurave të rregullta. Kështu tha kryeministri Isa Mustafa, duke përsëritur se me çështjen e vijat kufitare me Malin e Zi, Kosova nuk do të humb asnjë pëllëmbë tokë.
“Dëshiroj që mos të kapërcejmë edhe jashtë debatin e djeshëm, që u zhvilluar lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ka pasur një ballafaqim të argumenteve të Komisionit Shtetëror dhe deputetëve dhe disa specialistëve të cilët kishin ardhur që të shprehin pikëpamjet e tyre lidhur me kufirin dhe me vijën kufitare. Unë konsideroj që ajo që ka punuar Komisioni është vërtetuar se ka qenë çdo gjë në rregull, që i është përmbajtur mandatit që ka pasur… Dhe është vërtetuar se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë me këtë. Po ashtu me këtë që ministri tani e tha, ne i kemi dhënë mundësi që kurdo që vërtetohet ndonjë paqartësi ose ndonjë fakt juridik me të cilin ne mund të themi se ndonjë pëllëmbë e territorit, ose ndonjë pjesë, ka kaluar andej, ekziston mundësia që të kërkohet mirëkuptim me Malin e Zi dhe ta rishqyrtojmë edhe atë çështje“, tha Mustafa.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për vendin, pasi nga kjo varen shumë procese të rëndësishme.
“Para së gjithash si argument e themi pasi që është nënshkruar marrëveshja në Vjen na shërbejnë edhe vlerësimet e Komisionit Ndërkombëtar të themeluar nga presidentja e vendit, e cila ka vlerësuar se kufiri është aty ku e ka caktuar Komisioni shtetëror … Prandaj, mendoj se jo vetëm që ne duhet ta procedojmë këtë, por duhet edhe të punojmë me opinionin dhe t’i bindim qytetarët se një vendim i tillë është i drejtë dhe se kauza e opozitës lidhur me këtë është e paqëndrueshme, është artificialisht e krijuar. Nuk ka argumente që një çështje e tillë tani të kthehet ose që të pengohet, sepse na pengohen shumë procese të integrimeve evropiane dhe euroatlantike me këtë”, tha Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img