Muriqi qan pas golit ndaj Realit, bashkëlojtari i tij “për Kosovë, për Kosovën”

Vedat Muriqi shënoi një gol shumë të vlefshëm për Mallorcën, në rrugëtimin e saj për mbijetesë në La Liga.

Skuadra e piratit dardan mori një fitore të madhe në duelin ndaj Real Madridit, duke dalur nga zona e rënies në La Liga.

Muriqi shënoi në minutën e 91-të për fitoren e Mallorcës, me shifrat prej 2-1, duke i rritur gjasat për mbijetesë në elitë, teksa i lëndoi shpresat e Realit për titull.

Pas golit të shënuar, Muriqi u pa në lot, teksa bashkëlojtari i tij, Johan Mojica iu drejtuar kamerës me fjalët “Për Kosovën, për Kosovën”.

https://x.com/laliga/status/2040462475628347806?s=46

Muriqi ishte qendër e kritikave pas humbjes së Kosovës në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë për kualifikim në Botëror.

Pas kësaj fitoreje, Mallorca tashmë kalon në vendin e 17-të, me 31 pikë, një më shumë se Elche që është e 18-ta, në zonën e rënies.

Muriqi sot e shënoi golin e 19-të në La Liga, teksa ka edhe një asistim në emrin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img