10.2 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

Mendimi për motin: Stuhia “Jana” sjell ndryshim të motit javën e ardhshme

Mendimi për motin – 7.03.2025 – Trendet dyjavore

Stuhia Jana që depërton përgjatë mesdheut në fundjavë sjell një ndryshim të situatës meteorologjike edhe përgjatë rajonit tonë. Priten kushte edhe për periudha shiu të martën e mërkurën. Mirëpo në aspektin termik, temperaturat mbesin ende të larta, deri në 16C e 18C maksimalet, e minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 10C. Në pjesën e dytë të javës, sipas trendeve më të fundit, mund të ketë sërish më shumë intervale me diell, megjithëse kalojnë vransira më shpesh. Mundësi për reshje të reja shiu shfaqen nga e diela e ardhshme, që mund të vazhdojnë kohëpaskohe ditëve të para të javës së tretë të marsit, më 17 e 18. Temperaturat paraqesin një tendencë të rënies më pranë vlerave mesatare, deri në 10C e 13C maksimalet, e minimalet i afrohen edhe 0C. Mirëpo për momentin, sipas këtyre tendencave nuk paraqiten mundësi për reshje dëbore, edhepse nga pjesë qëndrore të kontinentin mund të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.

https://www.facebook.com/share/v/15w4nZttU5/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img