5.5 C
Pristina
spot_img

LVV mban sot tubimin hapës të fushatës së balotazhit në Prishtinë

Sot nga ora 18:00, në platonë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, do të zhvillohet tubimi hapës i fushatës së balotazhit i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë tubim pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe kandidatët e LVV-së nga 12 komunat ku partia është në garë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, ky aktivitet shënon nisjen e fushatës së balotazhit me energji dhe entuziazëm, ndërsa janë ftuar qytetarë nga të gjitha moshat të marrin pjesë në këtë ngjarje.

“Ky është momenti kur bashkohemi për ta nisur fushatën e balotazhit me energji dhe entuziazëm! Ftohen të gjithë qytetarët, të rinj e të moshuar, familje e mbështetës, të jenë pjesë e këtij fillimi të përbashkët,” thuhet në njoftimin e subjektit politik.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka shpërndarë njoftimin në rrjete sociale, duke shkruar:

“Sonte, ju mirëpresim të gjithëve në tubimin e hapjes së fushatës lokale për raundin e balotazhit.”/Arbresh.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img