8.5 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

Kurtit i ‘djeg’ reagimi i Odës Amerikane: Nuk është detyrë e dhomave tregtare të japin opinione ligjore

Oda Ekonomike Amerikane ditë më parë me një komunikatë për media, tha se refuzimi i Kurtit për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale pengon drejtësinë.

“Refuzimi i cilitdo individ – pavarësisht pozitës – për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje si dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës. Kodi Penal, përforcon pasojat ligjore të pengimit të drejtësisë dhe keqpërdorimit të autoritetit zyrtar. Çfarëdo veprimi që pengon ose cenon proceset gjyqësore duhet të dënohet pa mëdyshje, meqë kërcënon parimet e llogaridhënies dhe transparencës”, thuhej në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Kjo deklaratë i djegu Qeverisë, e cila u përgjigj në komunikatën e sotme.

“Nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e cilitdo, e sidomos dhomave tregtare e ekonomike të japin opinione ligjore apo të ndikojnë në proceset gjyqësore. Bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img