Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e shpërfilli këtë javë Prokurorinë Speciale për gurthemelin e një kopshti për fëmijë në Gjilan. Mosparaqitja e tij as të martën ë kësaj jave për të dëshmuar lidhur me çështjen e rezervave shtetërore u diskutua shumë. Për këtë debat publik, Zyra e Kurtit doli me një reagim, raporton Gazeta Sinjali.
ZKM tha se Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë. Por jo vetëm që refuzoi, nuk u paraqit as pas urdhrit të gjykatës, ai po i kërkon prokurorët të shkojnë në zyrën e tij për t’ia marrë dëshminë.
Për këtë pjesë, në deklaratën e Zyrës së Kryeministrit, u tërhoq paralele me praktika të tilla në SHBA dhe Francë .
“Në të gjitha demokracitë e zhvilluara, përfshirë ShBA-në dhe Francën, është praktikë standarde që zyrtarët e lartë të shtetit të dëshmojnë nga zyrat e tyre, për të ruajtur diskrecionin dhe për të shmangur politizimin e proceseve ligjore.
I njëjti parim është zbatuar edhe në Kosovë, së paku në rastin e dy ish-kryeministrave dhe madje te zëvendëskryeministri aktual! Atëherë, pse në këtë rast po bëhet përjashtim? Pse ky insistim i panevojshëm për një formalitet procedural që nuk ka ndikim në thelbin e çështjes?”
Kjo deklaratë u komentua goxha shumë në faqen e Sinjalit në Facebook, ku qytetarët u shprehën të revoltuar për krahasimin që u bë nga Zyra e Kurtit.
“Kur te bojsh Kosoven si Ameriken dhe Francen edhe Ty kan me te intervistu ne zyre ose ne sallon te shtepise, po derisa i mbron hajnat dhe zhvatesit e parase publike, duhesh me u pajtu me shku per intervistim te Prokurori i shtetit”.
“Pse a Standarte e SHBA-ve e te Frances ne i kemi e sistemin e drejtsis te ketyre dy shteteve ne e kemi o KM hajvani ne Kosov jemi a ndoshta ende se njeh shtetin e Kosoves.”
“Kemi ligjet dhe kushtetutën tonë….Nuk mbahet shtëpia me rregulla të kojshive”.
“Arsytim para aktakuzes ky edin shum mir se mas deshmis ka me perfundu i akuzum po mbetet me pa ditet ne vazhdim.”
“Jo qashtu asht krejt nisoj jemi ata kan bomb atomike po edhe na qef me maru kapsulla e fishek”
“Shum na ke deshpru albin si kom prit prej teje kto fjal”.
Megjithatë, dikur tjetër vlerësoi se Kurti me prokurorët nuk duhet krahasuar, sepse këtë të fundit emërohen, ndërsa kryeministri është i zgjedhur.
“Kryeministri i Kosovës është i zgjedhuri i popullit me vota e Kryeprokurori emërohet !Është dallim esencial o people!”