Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi gjatë të shtunave

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se çdo të shtunë, duke filluar nga ora 09:00, një ekip mobil emergjent i përbërë nga mjekë dhe staf teknik do të jetë i pranishëm në Gërmi për të ofruar matje falas të tensionit të gjakut dhe kontrolle të tjera bazike shëndetësore.

Po ashtu, në Parkun e Gërmisë do të organizohen ecje dhe vrapime rekreative në distanca prej 2 dhe 5 kilometrash.

Aktiviteti është falas, pa karakter garues dhe i hapur për të gjitha grupmoshat, pavarësisht nivelit të përgatitjes fizike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img