15.7 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i BE-së e revidon Mekanizmin për pezullimin e liberalizimit të vizave

Këshilli i Bashkimit Evropian sot e miratoi rregulloren për revidimin e Mekanizmit për suspendim i cili mund të zbatohet për të gjitha marrëveshjet ekzistuese për liberalizimin e vizave që BE-ja e ka me Maqedoninë dhe 52 vendet tjera të botës.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Sigurisë kombëtare i Maltës (vend-kryesues me Këshillin e Unionit), Karmello Abella, me këtë rast deklaroi se liberalizimi i vizave mban përparësi të mëdha në BE dhe në vendet e treta, por se në të njëjtën kohë, Unioni duhet të jetë i aftë dhe efikas që të reagojë në raste kur nuk respektohen rregullat.

“Revizioni i mekanizmit për pezullim që e miratuam sot bën që më lehtë të mund të përballemi me keqpërdorimet e sistemit”, tha ministri i Maltës.

Përndryshe, sipas Këshillit të Bashkimit Evropian, qëllimi i rregullores së reviduar është që të përforcohet Mekanizmi për suspendim me çka bën që ta kenë më lehtë vendet-anëtare të njoftojnë për rrethanat që mund të çojnë deri në pezullim, duke i mundësuar Komisionit Evropian ta aktivizojë mekanizmin e nismës personale dhe me detyrë që Komisioni t’i dërgojë raport vjetor deri te Parlamentit Evropian dhe deri te Këshilli për shkallën deri te i cili vendet e treta të liruara nga vizat vazhdojnë t’i plotësojnë kriteret e nevojshme.

Me këtë revizion, tani arsyet e mundshme për pezullim të liberalizimit të vizave janë zgjeruar dhe përfshijnë ulje të bashkëpunimit për riatdhesim, rritje të konsiderueshme të shkallës së refuzimit të kërkesave për riatdhesim, duke e përfshirë edhe për shtetas të vendeve të treta në tranzit, si dhe rritje të konsiderueshme të rrezikut për politikën publike ose sigurinë e brendshme të vendeve-anëtare.

Shfrytëzimi i mekanizmit, gjithashtu do të lehtësohet përmes shkurtimit të periudhës referente dhe afateve me qëllim të mundësojë procedurë më të shpejtë. Veçanërisht, kjo ka të bëjë me periudhën referente për zbatimin e rrethanave të cilat çojnë deri në ndërprerje të situatave gjatë vitit paraprak ose para liberalizimit të vizave është shkurtuar prej gjashtë në dy muaj.

Pezullimi mund të aktivizohet me raportimin e vendit-anëtar ose nga Komisioni, gjegjësisht nga eurokomisari për çështje migruese dhe punë të brendshme Dimitris Avramopulos. Nëse thjeshtë shumica e vendeve-anëtare e njofton, greku Avramopulos dhe Komisioni do të duhet të sjellin vendim për zbatimin e heqjes së përkohshme të lirimit nga obligimi për posedimin e vizave për disa kategori të shtetasve të vendeve të treta për periudhën nga muaji i nëntë. Gjatë kësaj periudhe, Komisioni është i obliguar të krijojë dialog më të mirë me palët e prekura që të korrigjohen rrethanat në lidhje me problemin e ngritur.

Por, në qoftë se rrethanat problematike mbeten, Komisioni duhet më së voni dy muaj para skadimit të nëntë muajve të miratojë akt të deleguar për heqje të përkohshme të regjimit të vizave për periudhë plotësuese prej 18 muajve për të gjithë shtetasit të vendit të tretë.

Ndërsa, para skadimit të periudhës së vlefshmërisë së aktit të deleguar, Eurokomisioni dorëzon raport deri te Parlamenti Evropian dhe deri te Këshilli. Ky raport mund të shoqërohet me propozim ligjor për transmetim për thirrje të të involvuarve sipas Aneks Dy (vende pa viza) në Aneks Një (vendet shtetasit e të cilave u nevojitet vizë për hyrje në zonën Shengen).

Mekanizëm për monitorim është vendosur me qëllim që të sigurohet se vende të treta, të cilat kanë marrë lirim të vizave pas dialogut të realizuar për liberalizim të vizave, vazhdojnë t’i përmbushin kriteret të cilat kanë qenë bazë për dhënie të statusit pa viza. Në këtë kontekst, eurokomisari Avramopulos fuqimisht e përshëndeti aprovimin e sotëm nga ana e Këshillit të propozimit të Komisionit për përforcim të mekanizmit për suspedim të vizave, me të cilin sipas tij do të sigurohet mbrojtje më e fuqishme e politikës së vizave të BE-së.

“Mekanizmi i reviduar jashtëzakonisht do ta përforcojë dhe do ta rrisë efikasitetin e politikës së liberalizimit të regjimit të vizave të Unionit me të cilin na mundëson të reagojmë shpejtë nëse ndodh situatë e cila mund të sjellë deri në rritje të jashtëzakonshme të migrimit ilegal ose rrezik të rritur për sigurinë e brendshme të vendeve-anëtare. Me pritjen e sotme përfundimtare, ne së bashku arritëm që Mekanizmi për suspendim të jetë instrument më efektiv për politikën tonë të përbashkët për viza falë qasjes fleksibile dhe reagimin proporcional në raste kur suspendimi i përkohshëm i udhëtimit pa viza është i arsyeshëm. Paralelisht me këtë, procedura e re gjithashtu do të na mundësojë të mbajmë dialog të fuqishëm dhe bashkëpunim me vendet e treta me të cilat kemi regjim pa viza, me qëllim mbrojtjen dhe përforcimin e regjimit pa viza me BE-në për qytetarët e tyre”, theksoi Avramopulos.

Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian, tani duhet ta nënshkruajnë rregullativën e miratuar, ndërsa teksti i nënshkruar do të publikohet në Gazetën zyrtare të BE-së dhe do të hyjë në fuqi 20 ditë më vonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img