1.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

‘Jemi kthyer aty ku na takon’, Luis de la Fuente krenar pas kalimit të Spanjës në finale të Euro 2024

Për herë të parë në 12 vjet, Spanja është në finale të një kampionati evropian. Ata arritën atje të martën mbrëma, duke ardhur nga disavantazhi për të mposhtur Francën 2-1 në gjysmëfinalen e parë në Munih.

Lamine Yamal dhe Dani Olmo shënuan golat për kombëtaren La Roja, pasi arritën gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje në Euro 2024 – duke u bërë skuadra e parë ndonjëherë që fiton gjashtë ndeshje radhazi në një kampionat evropian.

Pjesa më e madhe e meritave për këtë do t’i shkojë trajnerit Luis de la Fuente, i cili ka organizuar këtë skuadër për në finale në turneun e tij të parë të madh si trajner i Spanjës.

Duke folur pas ndeshjes, De La Fuente foli për krenarinë e tij që ekipi i tij spanjoll arriti në finalen e Euro 2024.

“Jemi shumë të lumtur, lumturia ishte tashmë e madhe që arrita këtu, por tani është shumë më e madhe. Ndjej shumë krenari për këta lojtarë, ata janë të jashtëzakonshëm, dinë të luajnë dhe t’i lexojnë ndeshjet në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht De La Fuente pas ndeshjes.

“E kemi kthyer futbollin spanjoll aty ku i takon. Duhet të vlerësojmë atë që po bëjnë këta lojtarë. Duam të vazhdojmë të bëjmë histori, nuk duam të relaksohemi, duhet të qëndrojmë të përqendruar për të përballuar finalen në Berlin”.

Spanja do të përballet me Anglinë ose Holandën në finalen e së dielës, dhe për De La Fuenten, pak rëndësi ka se me kë do të përballet skuadra e tij.

“Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari, ne e kemi parë tashmë rrugëtimin që kemi bërë në këtë kampionat evropian. Janë dy rivalë të mëdhenj dhe ne i presim krahëhapur. Ne duam të fitojmë finalen”, përfundoi trajneri i Spanjës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img