Java vendimtare – deputetët “sy e vesh” nga Kushtetuesja

Të premten, më 8 gusht, merr fund masa e përkohshme e vënë nga Gjykata Kushtetuese, me të cilën u është ndaluar deputetëve çfarëdo vendimi apo veprimi për konstituimin e Kuvendit.

Deputetët dështuan për 54 herë me radhë që ta përmbyllin seancën konstituive të Kuvendit. Punë nuk kreu as obligimi i vënë nga Kushtetuesja që konstituimi i legjislaturës së nëntë të kryhet brenda 30 ditësh e as organizimi i dy vazhdimeve të seancës në ditën e fundit të afatit.

Masa e përkohshme dyjavore e vënë nga Kushtetuesja, ka hyrë në fuqi më 27 korrik, një ditë pasi përfundoi 30-ditëshi i përcaktuar nga ajo si afati i fundit për konstituimin e Kuvendit.

Seanca për konstituimin e Kuvendit nisi më 15 prill. Bllokada është shkaktuar te pika e tretë e rendit të ditës – zgjedhja e kryetarit.

Në vazhdimet e para, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, e propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk i mori votat e mjaftueshme në disa tentime.

Më pas LVV-ja, falë edhe kryesuesit të seancës Avni Dehari, që vjen nga kjo parti, tentoi ta ndryshonte formën e votimit – nga i hapur, në i fshehtë. Dhe për votim të fshehtë u tentua të krijohet një komision, që për gati 50 votime nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.

Opozita e deritashme e ka quajtur në vazhdimësi të kundërligjshëm këtë veprim të LVV-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img