Jakaj ka një këshillë për Haxhiun: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që ta kompletojë përbërjen e KQZ-së.

Ai ka bërë me dije se Haxhiu sa më shpejt duhet të emërojë anëtarin e dhjetë të KQZ-së.

Sipas tij, ky anëtar i takon PDK-së.

“Nuk është dashur të lihej një anëtar të mos dekretohej nga ish-presidentja Osmani. Znj.Haxhiu tani ka dy kërkesa, të LVV-së dhe të PDK-së. Ajo në respektim të kushtetutshmërisë e të parimeve ë ligjit dhe të përfaqësimit të grupeve parlamentare duhet sa më parë ta emërojë një anëtarë. Ne vlerësojmë që anëtari tjetër që do të vinte do të duhej të ishte nga PDK-ja. Edhe pse vjen nga partia e njëjtë, Haxhiu do të duhej të ishte e paanshme ta kryejë funksionin e detyrës me integritet…Kushtetuta kërkon një anëtar nga radhët e PDK-së që rasti të mos dërgohet në Kushtetuese… Do të ishte shkelje kushtetuese, nominimi, dërgimi, dekretimi i këtij anëtari të LVV-së”, është shprehur Jakaj, raporton RTV21.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img