Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Isak Neziri, vazhdon të jetë shumë aktiv edhe pse nuk është zgjedhur. Ai po ndihmon në organizimin e protestës gjithëshqiptare në Hagë më 14 shtator, duke nxjerrë në pah mesazhin se UÇK-ja nuk preket dhe drejtësia do të vijë për liderët historikë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, shkruan PrishtinaPress.
Në postimin e tij, Neziri shkruan se kjo protestë është një mundësi për të treguar unitetin e shqiptarëve dhe për të mbështetur drejtësinë për figurat historike të UÇK-së. Ai fton të gjithë bashkëkombësit që të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë e protestës më të madhe gjithëshqiptare, duke treguar se solidariteti dhe përkushtimi ndaj kauzës nuk kanë kufij.
Ky veprim tregon që edhe pas zgjedhjeve, ish-kandidati mbetet aktiv dhe i përkushtuar për çështjet kombëtare dhe historike, duke bashkuar diasporën shqiptare rreth një kauze të rëndësishme./PrishtinaPress/





