Një person me emrin Mentor Llugaliu, mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte synuar pozitën e anëtarit të Bordit të RTK-së, me të dështuar për këtë pozitë, kishte nisur një fushatë masive kundër aktivistes dhe juristes së medias, Flutura Kusari. Aktiviteti i tij online kundër znj.Kusari – e cila sot njoftoi se e ka kallëzuar penalisht këtë person, përfshin një sasi prej të paktën 101 postimesh, 42,000 pëlqimesh, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente. Mes tyre, target ishin edhe anëtarët e familjes së znj.Kusari, nëna dhe bashkëshorti i saj…
***
Juristja e medias dhe aktivistja Flutura Kusari, njoftoi sot se ka kallëzuar penalisht një person të quajtur Mentor Llugaliu, i cili njihet edhe si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje – për ngacmim të obsesionuar online trevjeçar.
Në Kallëzimin Penal, që ka publikuar znj.Kusari, thuhet se personi me emrin Mentor Llugaliu, për tri vite me radhë, ka publikuar të paktën 101 postime në Facebook, nga të cilat ka gjeneruar 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente – dhe e gjithë kjo sasi aktiviteti online, kishte target Flutura Kusarin.
“Kjo vëmendje e padëshirueshme dhe e vazhdueshme nga ana e tij përmes postimeve denigruese është bërë me qëllim të më ngacmojë, të më frikësojë dhe të më sjellë shqetësim emocional mua dhe familjes time, gjë që ai ia ka arritur me sukses” – thuhet në Kallëzimin Penal të publikuar nga znj.Kusari.
Sipas dokumentit, ngacmimi me përmbajtje shqetësuese dhe seksuale, ‘në mënyrë obsessive nga i pandehuri Llugaliu, është bërë në shenjë hakmarrje’ për aktivizimin e znj.Kusari në procesin e monitorimit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së, ku Mentor Llugaliu kishte konkuruar për anëtar bordi, por kishte dështuar të fitonte punën.
“Përmes postimeve, ai më mban mua përgjegjëse për faktin që deputetët nuk e kanë votuar atë për anëtar bordi të RTK-së. Profili i tij është i mbushur përplot me ngacmime online edhe ndaj grave të tjera që janë prezente në jeten publike. Prandaj, jam e bindur që qëllimi kryesor i ngacmimit dhe ofrimit të platformës së tij që edhe të tjerët të më ngacmojnë ka qenë dhe mbetet që të më dehumanizojë dhe të më largojë mua dhe gratë e tjera nga jeta publike. Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim. Tash është në dorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës të vendosë për këtë rast të ngacmimit të obsesionuar online që ka zgjatur tre vite” – thuhet veç tjerash në Kallëzimin Penal.

(Screenshhot: Pjesë nga Kallëzimi Penal)
Personi Mentor Llugaliu gjeneroi edhe këngë me Inteligjencë Artificiale ku përmendet Flutura Kusari
Sipas Kallëzimit Penal, personi me emrin Mentor Llugaliu – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, më 5 shkurt të këtij viti, ka publikuar një këngë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku përmendet Flutura Kusari.

“Më 5 shkurt ai ka publikuar një këngë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku përmendet e dëmtuara, e cila është dëgjuar 14,000 herë” – thuhet në Kallëzim Penal.

(Screenshot: Kallezimi Penal)
I pandehuri e konfirmoni vazhdimësinë e ngacmimit me postimin e datës 21 nëntor 2023 ku shkruan “Valla Mickojë kot e ki, se për sa të jam gjallë kurrë s’kam me ta hjekë nxemjen prej maksimumi. Please share share vec për inati të Mickojës me kompani”, postim që është shpërndarë 30 herë.
Komentet e nxitura nga postimet e personit me emrin Mentor Llugaliu, që sjell në pah Kallëzimi Penal, janë si vijon:
“Nuk len mut pa i shti hunte” (21 nëntor 2022), “Qe dy vite insistoj qe te miratohet nje ligj për media që i parandalon këto gjëra por mickoja po kundërshton dhe Albini po tutet prej mickojes” (koment nga Nexhmedin Spahiu nën postimin e datës 5 dhjetor 2022), “vallahin qysh ka thënë Sami Lushtaku, pa ja kallxu venin Mickojes se kisha la, bash me pa ka ajo e bija e Adem Jasharit” (koment nën postimin e datës 5 dhjetor 2022), “kush leshi është Mickoja? Kërkush hic” (31 janar 2023), “Mickojen e kam pasë kundër se Mickoja ka mision që mediat e Kosovës me mbetë në nivel kriminal” (1 shkurt 2023)”
“Nanën Pa Ta Qi mos e Lasha” – Ngacmimi i anëtarëve të familjes së znj.Kusari nga personi me emrin Mentor Llugaliu
Në njoftimin e saj për kallëzim penal, aktivistja dhe juristja e medias znj.Flutura Kusari, tregon veç tjerash se pse hezitoi për tri vite me radhë të bënte një veprim të tillë.
Thotë se ‘frikësohej se i pandehuri Llugaliu, do të nxitej për më shumë ngacmime” – por shton se vendosi ta kallëzojë penalisht, kur target i sulmeve të personit me emrin Mentor Llugaliu, u bënë ‘edhe nëna dhe bashkëshorti i saj”.

“Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim” – thotë Kusari.
Edhe në Kallëzimin Penal, shkruhet se ‘i pandehuri ka ngacmuar edhe nënën dhe bashkëshortine të dëmtuarës’.
“Përtej ngacmimit të të dëmtuarës, i pandehuri ka ngacmuar edhe nënën dhe bashkëshortin e të dëmtuarës siç dëshmohet me postimet e mëposhtme, duke shkaktuar shqetësim edhe tek anëtarët e familjes dhe duke e rritur brengën e tyre për sigurinë e të dëmtuarës.
Në postimin e datës 17 janar 2025 ai ka shkruar “Mickojë m’ke dhezë atë NPTQMEL! Akronimi “NPTQMEL” qëndron për “Nanën Pa Ta Qi Mos e Lasha”.
Me datë 5 shkurt 2025 ai ka postuar një fotografi ku përmendet bashkëshorti i të pandehurës si dikush që ka punuar për USAID me shënimin “Nuk e kam ditë por hiç nuk u befasova… Familjarisht thithës të fondeve për me sha e njollos Kosovën.” – thotë Kallëzimi Penal.