22.9 C
Pristina
spot_img

Havolli “thumbon” Çekun për “Ishullin Urban”: Nuk munde t’i bllokojë

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka thënë se janë duke hasur në pengesa nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të përfunduar projektin e “Ishullit Urban” në lagjen “Arbëria”.

Në emisionin DPT Fidani në Klan Kosova, ai shtoi se pengesat ishin të kundërligjshme dhe politike

“‘Ishulli Urban’ është njëri prej projekteve që është jetik për banorët e lagjes ‘Arbëria’. Ka qenë njëra prej objekteve që i jep identitet jashtëzakonisht të bukur kryeqytetit me hapësira të gjana të mira, me atë platonë që është duke u ndërtuar, intensitetin e punës e kemi rritur”, tha Havolli.

“Kemi pasë pengesa të kundërligjshme dhe politike prej MKRS-së, respektivisht qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore, dhe atyre inspektorëve politikë që kanë ardhur me urdhra politikë”.

I pyetur se pengesat e përmendura më lartë nga vet Havolli, a kanë të bëjnë me kandidimin e ministrit në detyrë, Hajrulla Çeku, për kryetar të Prishtinës, Havolli u shpreh se po mundohen që të bllokojnë projektet, por nuk munden.

“Besoj se e vetmja arsyeje është kjo, nuk ka të bëjë me emrin e njërit apo tjetrit, fatkeqësisht niveli qendror është duke i keqpërdorur të gjithë mekanizmat që janë në dispozicion për të bllokuar realizimin e premtimeve të Përparim Ramës, por nuk mundet t’i bllokojë. Por qëllimi përfundimtar ka të bëjë me zgjedhjet e tetorit, pra bllokimi me qëllim që të dështohen këto projekte”, tha Havolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img