Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anžej Frangeš.
Në këtë takim, Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në dialogun dhe stabilitetin rajonal.
Ai shtoi se gjatë bisedës u trajtua edhe rëndësia e një qasjeje të koordinuar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik,” tha Hamza.





