10.2 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

Hamza për trajtimin e Thaçit nga Specialja: E panevojshme, e paarsyeshme

Kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, në emisionin ‘Debat Plus’ ka komentuar mënyrën se si ish-presidenti Hashim Thaçi u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në QKUK.

“Me zotin Thaçi, me presidentin Thaçi përvec relacioneve të punës kam edhe raporte personale dhe familjare. Sigurisht se këto janë edhe emisione të përziera, për shkak se anën pozitive të kësaj vizite e shoh në faktin që pas shumë kërkesave, iu ka jep e drejta për vizituar babin e tij të sëmurë në QKUK. Edhe unë e kam vizituar bacin Haxhi, e kam mik të mirë. Dhe kjo është ajo pjesa e bukur. Ndërsa ana tjetër paraqet diçka total diçka të panevojshme. Janë ato pamje. Janë gjithë këto vonesa me iu njoft një e drejtë njerëzore që me vizitu prindin e tij, jo në gjende të mirë shëndetësore. Jam i binur që përtej dallimeve politike, kjo pamje kjo mënyrë totalisht e panevojshme dhe paarsyeshme nuk janë ato të duhurat që i nevojiten këtij rasti dhe nuk i meriton as presidenti e as Kosova”, ka thënë Hamza në Debat Plus

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img